‘Mungesa e meritokracisë’/ Shqiptarët, të fundit në rajon për trajnime pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqiptarët janë shpërfillës kur vjen puna tek të mësuarit përgjatë gjithë jetës. Sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimeve, vetëm 0.7% e popullisë nga mosha 25-65 vjeç ka marrë pjesë në trajnime në vitin 2022.”

Trendi ka ardhur në rënie vit pas viti, duke bërë që vendi ynë të jetë i fundit në rajon për pjesëmarrjen më të ulët në të nxënit gjatë gjithë jetës. Një nga arsyet, sipas ekspertëve të karrierës është fakti se shumica e popullsisë janë me arsim 9-vjeçar.

Erion Muça, ekspert i Karrierës dhe Punësimit: Ky target grup nuk e ka emancipimin, vizionin për t’i dhënë rëndësinë e nevojshme edukimit apo formimit përgjatë gjithë jetës si një element dhe komponent i rëndësishëm që të jesh profesionist. Mungesa e meritokracisë, po ashtu sipas ekspertëve ndikon në dëshirën e ulët për të investuar në avancimin e aftësive.

“Këtu në Shqipëri mund të bëhesh i suksesshëm duke mos qenë i kualifikuar apo përditësuar….”

Rëndësia minimaliste që vetë bizneset i japin trajnimit të stafit ka po ashtu pasojat e veta.

“Punonjësit me arsim të lartë, e kanë shumë të vështirë të rriten dhe të zhvillohen në karrierë për efekt të mbingarkesave në punë dhe mosinvestimit nga sipërmarrjet nga ana e tyre. Këta profesionistë mbeten në vendnumëro, në mos mbrapa sa i përket përditësimit të tyre.”

Në vendet e BE-së, gati 12% e popullsisë 25-64 vjeç marrin pjesë në trajnime duke i dhënë kështu rëndësi përditësimit të njohurive përgjatë gjithë jetës./  S.M

Të fundit

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

Lajme të tjera

Web TV