Parlamenti Europian ndalon shitjen e patatinave me më shumë plastikë se sa produkt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeska me patatina të mbushura me ajër, paketim me më shumë plastikë sesa produkt, kuti të mëdha, por pak përmbajtje, e gjithë kjo do të mbetet në histori, tha eurodeputetja kroate Biljana Borzan.

“Afërsisht 73 për qind e qytetarëve të BE-së thonë se janë mashtruar nga paketimi i madh i produkteve. Domethënë, edhe pse sasia është e shkruar në produkt, konsumatorët shpesh e vlerësojnë sasinë e përmbajtjes ‘on the top’ dhe kur kthehen në shtëpi habiten në mënyrë të pakëndshme. Kam marrë shumë pyetje nga qytetarët për produkte si patate të skuqura, madje edhe produkte që vijnë në shishe”, shprehet Borzan.

Prandaj, Parlamenti Europian konfirmoi ndalimin e paketimit, qëllimi i vetëm i të cilit është të mashtrojë konsumatorin në lidhje me sasinë e vetë produktit, siç janë shtresat e panevojshme të paketimit.

Banori mesatar i BE-së hedh rreth 188.7 kg mbeturina ambalazhi, ndërsa në Kroaci hidhen rreth 75 kilogramë, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël riciklohet. Me këtë dispozitë do të sigurojmë që qytetarët të përfitojnë sa më shumë për paratë e tyre, por edhe të mbrojmë mjedisin”, përfundon Borzan./O.S

Të fundit

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në...

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Lajme të tjera

Web TV