Vajza e ish-deputetit vdes në aksident rrugor, Xhensila bën dedikimin prekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Vetë ai në një postim të bërë një Facebook, ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva. Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e shuarjes se te bijës në moshën 24 vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00. Por, mediat shkruajnë se ajo ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo”, shkruante ai.

Së fundmi në rrjetin soicial “Instagram”, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj ka bërë gjithashtu një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të Evës. “Eva diellore plotë mirësi, nuk mund ta besoj. Na hidhëroj zemrat ky lajm i kobshëm…Një ëngjëll ju bashkua parajsës”,shkruan Xhensila.


Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë./E.Ç

Të fundit

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Capello analizon Milanin: “Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur te Rafael Leao: “Rafa është...

Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vetëm të iki ky…

Nga Lutfi Dervishi Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante: "Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy" Dhe ai...

Lajme të tjera

Web TV