Mijëra euro për pasaporta false, kush është këngëtari shqiptar që mashtron emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari nga Gjilani, Eroll Murati, është kthyer në kryefjalën e mediave kosovare. Ai akuzohet se ka mashtruar me dhjetëra emigrantë duke iu premtuar atyre pasaporta false në këmbin të mijëra eurove.

Kanë qenë gazetarët e “Klan Kosovës” të cilët kanë arritur ta gjejnë Muratin, mirëpo ky i fundit është larguar duke mos i dhënë asnjë shpjegim. Murati ka qenë duke performuar në një nga lokalet dhe pasi ka përfunduar punën e tij ai është larguar duke mos i dhënë asnjë përgjigje dy gazetareve, madje duke u larguar me shpejtësi me mjetin e tij ka tentuar dhe të godasë ekipin e xhirimit.

Murati akuzohet se mashtronte emigrantët duke i premtuar atyre pasaporta sllovene. Në disa rrëfime që ka siguruar Kiks Kosova, këngëtari gjilanas pretendonte se ka pajisur me pasaporta, kryesisht të shtetit slloven, persona të ndryshëm, kryesisht kosovarë që punonin atje në të zezën.

Klientët e tij, që kryesisht ishin nevojtarë, komunikonin më të përmes rrjeteve sociale, si Ëhats Up. Ai u merrte mijëra euro dhe zhdukej pa u dhënë pasaportën e premtuar./e.t

Të fundit

Mark Rutte: Putin është gati të vazhdojë luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku...

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes një njoftimi, Policia bën të...

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali Berisha, duke përdorur metaforën e...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV