“Pse nuk vishesh me luks si shoqet?”, Eliona Pitarka: Nuk vij nga familje e pasur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo poston foto e video të ndryshme, ku nuk mungojnë as pozat me familjen e saj të bukur.

Por së fundmi, një nga ndjekësit ka dashur që të dijë se pse ajo nuk vesh gjëra luksi si shoqet e saj. E nëna e dy vajzave nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje.

Aktorja shkruan në “Instastory” se ‘jeta pasi bëhesh prind ndryshon dhe se janë fëmijët prioritet’. Paratë që ajo dhe bashkëshorti fitojnë, dëshiron që t’i investojë për vajzat dhe rrallë herë me gjëra luksoze.

“Tashmë jam një mama e 2 fëmijëve, e primare është të punoj fort për t’i siguruar atyre çdo gjë që kanë nevojë pa llastime. Çdo të ardhur e kemi falë punës tonë, sepse asnjëri nga ne nuk vjen nga një familje e pasur. Kështu që më dhimbsen lekët për t’i shpenzuar në veshje “luxury”. Sigurisht që edhe qejfin vetes ja bëj ndonjëherë, por kur bëhesh prind, të paktën për mua ndryshojnë prioritetet”, i është përgjigjur aktorja e njohur personit që e ka pyetur./E.Ç

Të fundit

Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

Nga Mero Baze Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj....

Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Tel Aviv të premten në mbrëmje sipas orës lokale, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin pas...

Sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

Tregjet financiare po reagojnë në orët e fundit ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm,...

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa...

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane që kërkonte barazi politike, sociale...

Lajme të tjera

Web TV