Skica/ Kjo është ndërtesa ku është shpallur pavarësia nga Ismail bej Vlora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dekada më parë, Eqrem bej Vlora ka publikuar një skicë, ku tregon pa mëdyshje se në cilën ndërtesë është shpallur pavarësia nga Ismail bej Vlora. Jo vetëm kaq, por ai na shënon në skicë edhe dritaren në të cilën Ismail beu tregoi flamurin e kuq me shkabën e zezë, para se ta vendoste në ballkon.

Kjo është ndërtesa dykatëshe dhe jo trekatëshe e sarajeve. Kjo ndërtesë dykatëshe, pra më e vogla e dy ndërtesave, ishte selamllëku i Sarajeve. Ajo ishte shtëpia ku jetonte Xhemil bej Vlora dhe ndodhet në pjesën e poshtme të skicës. Besoj se nuk mund të shpjegohet më qartë se kaq.

Deri sot, nuk kemi një fotografi ballore të kësaj ndërtese, por vetëm foto nga larg ose foto që e paraqesin ndërtesën të transformuar dhe të shndërruar në hotel.

E megjithatë, nëpër televizione ende nxirret fotografia e ndërtesës trekatëshe (ajo sipër) dhe njerëz qopië komentojnë duke thënë se flamuri u ngrit në ndërtesën trekatëshe – të quajtur haremllëk (e cila nuk ka fare ballkon).

Këto janë dy ndërtesa që nuk mund të ngatërrohen dhe nuk ka kuptim të ngatërrohen. Siç e thotë edhe Eqrem beu, ndërtesa trekatëshe (ajo sipër), ishte shtëpia ku lindi Ismail Qemali dhe ai e saktëson madje edhe dhomën ku lindi heroi ynë i pavarësisë.

Mund të duket si një detaj i parëndësishëm, por nuk mendoj kështu. Ne duhet të dimë dhe të themi me saktësi maksimale se ku pikërisht u ngrit flamuri dhe jo të bëjmë sikur e dimë.

Të fundit

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Lajme të tjera

Web TV