Arsim dhe punësim për romët/ Projekt i fondacionit për shoqëri të hapur

Më shumë mundësi arsimimi dhe punësimi për romët dhe egjiptianët në Shqipëri. Përmes këtij projekti, Fondacioni për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe vendor synon reduktimin e analfabetizmit funksional, hapjen e vendeve të reja të punës për pjesëtarë të këtij komuniteti.

Aktualisht rreth 2300 romë dhe egjiptianë sipas zëvendës ministres së Mbrojtjes Sociale kanë përfituar shërbime në të gjitha bashkitë e vendit.

“Parashikohet që zhvillimi i bashkëpunimit të ministrive të linjës përgjegjëse për integrimin e romëve dhe konsultimin me shoqërinë civile. Është bërë progres në buxhetimin e përgjithshëm dhe politikat e përfshirjes së romëve dhe egjiptianët si në nivelet e programet e arsimit dhe mbështetje sociale.“, tha zëvendës ministrja e Shëndetësisë Denada Seferi.

Projekti parashikohet të zgjasë tre vjet dhe në përfundim të tij parashikohet kthimi në model për tu aplikuar dhe në vende të tjera. /kb