Qeveria greke ka vendosur zyrtarisht tre kushte ndaj Shqipërisë, duke shprehur vendosëmërinë që nëse nuk polotësohen atëherë do të vendosin veton për të na penguar në rrugën drejt BE-së.
Të trija kushtet lidhen me lirimin e Fredi Belerit nga burgu dhe betimin e tij si kryabashkiak. Dera e Brukselit dhe dera e burgut të Belerit…
Greqia bëri një tërheqje të lehtë ndaj Shqipërisë, por premtoi kushte shumë të rënda në vijim për të penguar integrimin tonë në Bashkimin Europian. Të treja kushtet lidhen me Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës I cili është në paraburgim për akuzën e blerjes së votave.
Një ditë më parë Greqia zyrtare dha ultimatumin për votën e saj në Bashkimin Europian, ndërsa dje kanë hedhur në treg tre kushtet duke ashpërsuar kështu qëndimin e saj për antarësimin në BE.
Në një deklaratë me shkrim në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (COREPER), Greqia thekson se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Krahas kësaj, në deklaratë theksohet se tani e tutje për Athinën, çështja e pranimit të Shqipërisë në BE do të shihet e lidhur me qëndrimin që Tirana do të tregojë për çështjen Beleri, të cilën pala greke e konsideron si provë të shkeljes së kushteve që duhet të plotësojë një shtet kandidat për anëtarësim në bllok.
Deklarata në fjalë shoqëron letrën, e cila është miratuar dhe dërguar në Tiranë, e qe përbën hapin e parë për fillimin e negociatave me BE-në. për pesë kapituj themelorë. Kujtojmë se pak javë më parë Athina bllokoi letrën për të dhënë një “sinjal” paralajmërues lidhur me çështjet që e shqetësojnë në lidhje me Shqipërinë. gjatë kësaj kohe, Athina mori presion shumë të fortë si nga Gjermania, ashtu edhe nga presidenca spanjolle për të ndryshuar qëndrimin e saj.
Megjithatë, sipas mediave greke, Greqia nuk ka ndërmend të tërhiqet, pasi pretendon se ndalimi 7 mujor i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës është një shkelje e drejtpërdrejtë e shtetit të së drejtës siç përshkruhet nga traktatet evropiane.
Pavarësisht kërkësave të vazhdueshme të Greqisë për lirimin e Belerit, ose minimalisht lejimit që ai të betohet si kryebashkiak, qëndrimet e kryeministrit Rama nuk kanë lëvizur duke deklaruar se nuk është një çështje politike, por e drejtësisë.
Nga ana tjetër vetë Beleri por edhe politikanë të ndryshëm në Greqi e kanë konsideruar rastin si të ndikuar politikisht, madje shkojnë më tej teksa shprehen se nuk është vetëm sulm ndaj Belerit, por ndaj miniritetit grek në Shqipëri.
Beleri u arrestua më datë 12 maj të këtij viti, dy ditë para zhvillimit të zgjadhjeve nën akuzën e blerjes së votave në të paktën tetë raste. Aktualisht ndaj tij po zhvillohet procesi gjyqësor, ndërsa ka ezauruar çdo ankimim për të marrë një masë më të butë sigurie.
Reagimi i Berishës
Sali Berisha në një konferencë për mediat, deklaroi se shkaktar për këtë situatë që rrezikon të vonojë anvancimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian, nuk është Greqia, por Edi Rama dhe autoritetet e tjera shtetërore që nuk po lejojnë betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
“Betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e mbledhjeve të bashkisë së Himarës ku të bëjë betimin. Është ministria e Drejtësisë, është drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është gjithçka ekzekutive. Pra, po e pengon Edi Rama. Nuk po kërkon Greqia asgjë tjetër, veçse zbatimin e ligjeve të vendit”, u shpreh Sali Berisha.
Anglia dhe Gjermania kundër Greqisë
Në një deklaratë me shkrim në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (COREPER), Greqia thekson se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Krahas kësaj, në deklaratë theksohet se tani e tutje për Athinën, çështja e pranimit të Shqipërisë në BE do të shihet e lidhur me qëndrimin që Tirana do të tregojë për çështjen Beleri, të cilën pala greke e konsideron si provë të shkeljes së kushteve që duhet të plotësojë një shtet kandidat për anëtarësim në bllok. Deklarata në fjalë shoqëron letrën, e cila është miratuar dhe dërguar në Tiranë, e qe përbën hapin e parë për fillimin e negociatave me BE-në. për pesë kapituj themelorë.
Kujtojmë se pak javë më parë Athina bllokoi letrën për të dhënë një “sinjal” paralajmërues lidhur me çështjet që e shqetësojnë në lidhje me Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe, Athina mori presion shumë të fortë si nga Gjermania, ashtu edhe nga presidenca spanjolle për të ndryshuar qëndrimin e saj. Një prej mediave shqiptare iu drejtua me një kërkesë qeverisë gjermane sa i përket qëndrimit të shtetit grek, i cili paralajmëronte bllokimin e procesit integrues të Shqipërisë në rast se Beleri nuk kryente betimin si kryebashkiak i Himarës.
Përgjigjja e Ministrisë së Jashtme të Berlinit shpreh qartë se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve nuk mund të bëhen kurrsesi bllokadë në hapjen e kapitujve të negocimit mes Tiranës dhe Brukselit. “Aspekti përkatës për procesin e anëtarësimit dhe pranimit të Shqipërisë në BE është përmbushja e kritereve të anëtarësimit, duke përfshirë edhe miratimin e “acquis” të BE-së.
Është e rëndësishme që ky të mbetet parimi udhëzues që zbatojnë të gjitha shtetet anëtare kur vendosin për hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Çështjet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë të papranueshme në procesin e integrimit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Megjithatë, sipas mediave greke, Greqia nuk ka ndërmend të tërhiqet, pasi pretendon se ndalimi 7 mujor i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës është një shkelje e drejtpërdrejtë e shtetit të së drejtës siç përshkruhet nga traktatet evropiane.