31-vjeçarit i sekuestrohen mbi 56 mijë Euro dhe 5 monedha ari

Një shumë e konsiderueshme parash dhe monedha ari janë sekuestruar në Berat në banesën e një 31-vjeçari me iniciale D.V. Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë edhe babai i tij, B.V., të dy banues në fshatin Kutalli.

Policia e Beratit bën me dije se në banesën e 31-vjeçarit u gjetën 56,650 Euro, 5 monedha ari dhe një pajisje metalkërkuese.

Sipas uniformave blu, shuma e parave dyshohet se është përfituar nga veprimtari të paligjshme. Për këtë arsye ai akuzohet për pastrim parash.

Në banesë, të riut iu gjet edhe një armë gjahu dhe fishekë pa leje, duke u akuzuar gjithashtu edhe për mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë./O.S