Kaos në aeroportin e Mynih/ Anulohen fluturimet, paralizohet transporti në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 760 fluturime u anuluan në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të borës, e cila ka goditur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Aeroporti njoftoi se fluturimet do të anulohen deri në orën 06:00 të së dielës.

Ndërkohë, për shkak të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih. Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për transportin vendas, ndërsa edhe shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht.

 

Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të preket deri të hënën.

Policia të shtunën u kërkoi banorëve të Mynihut të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme . Në disa zona të Bavarisë jugore, banorëve iu kërkua të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, për shkak të kushteve të motit.

Transmetuesi publik i Bavarisë raportoi të shtunën se ka rënë 45 cm borë në Mynih, shifra më e madhe e dhjetorit që nga 1933./O.S

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV