Protestë në Durrës, tetraplegjikët dhe të verbërit kërkojnë të drejtat e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, është organizuar protesta e parë e tetraplegjikëve dhe të verbërve në qytetin e Durrësit, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre.

Një qytetar, është shprehur i pakënaqur me bashkinë e Durrësit, ku nuk i ka krijuar kushtet për të patur një zyrë që i takon me ligj dhe se shoqëruesit e të verbërve nuk janë me siguracione dhe se marrin një rrogë shumë qesharake.

“Sot është dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar dhe ne si shoqatë në bashkëpunim me shoqatën e paraplegjikëve dhe të gjithë personave me aftësi të kufizuar, jemi sot këtu para bashkisë për të sensibilizuar opinionin publik, por edhe ata institucional që të kenë vëmendje ndaj nesh. Jemi në vitin 2023 dhe shikojmë një bashki të bunkerizuar, një bashki që t’i nuk merr asnjë informacion dhe të diskrimino dhe të gjobit, duke vendosur lloj lloj barrierash që aftësia e kufizuar të mos jetë e integruar në vendin tonë. Unë kam këtu një vendim të gjykatës e cila i ka dhënë të drejtë shoqatës kombëtare “Shpresë për të verbëritë”, sepse bashkia nuk na ka pajisur me zyrë sipas ligjit dhe bashkia e ka çuar shoqatën dhe komisionerin në Apel. Zyra është problemi kryesor, është një nga barrierat më të mëdha. Nëse nuk ke një zyrë, s’mund të bësh asnjë aktivitet, asnjë gjë. Kemi një gjobë nga bashkia, edhe pse nuk kemi zyrë, ajo na ka vendosur gjobë për të paguar taksat e zyrës, ndërkohë që nuk na ka dhënë asnjë zyrë. Gjëja e tretë që është shumë e rëndësishme është se edhe pse jemi në 2023 kemi problem me shoqëruesit, kujdestarët tonë. Ata janë të diskriminuar, nuk u njihen siguracionet shoqëruesve të të verbërve dhe paguhen me një pagë qesharake dhe të papranueshme. Të punosh në të zezë, kur shteti shqiptar e ndalon me ligj. I pa siguruar dhe me një pagë qesharake”, u shpreh një qytetar./O.S

Të fundit

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

Lajme të tjera

Web TV