Të pish sasi të vogël alkooli gjatë shtatzënisë ndryshon trurin e foshnjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pirja e sasive të vogla të alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe të vonojë zhvillimin e trurit të foshnjës, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët analizuan skanimet MRI të fetuseve, nënat e të cilëve kishin raportuar se kishin pirë alkool gjatë shtatzënisë së tyre, duke i krahasuar ato me skanimet e foshnjave, nënat e të cilëve nuk kishin konsumuar as 1% alkool.

Ata zbuluan se edhe në rastet e ekspozimit të nivelit të ulët të alkoolit, ndryshimet në strukturën e trurit ishin “të konsiderueshme”.

Këshillohet gjerësisht nga ekspertët dhe organizatat shëndetësore që gratë shtatzëna të shmangin alkoolin, për shkak të rrezikut të njohur në dëmtimin e fetusit.

Pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë kushte të quajtura çrregullime të spektrit të alkoolit në fetus, të cilat mund të çojnë në zhvillimin e vështirësive të të mësuarit, probleme të sjelljes ose vonesa në të folur.

Studiuesit paralajmëruan se shumë gra shtatzëna nuk janë ende të vetëdijshme për efektet e mundshme të alkoolit tek foshnja gjatë shtatzënisë.

“Prandaj, është përgjegjësia jonë jo vetëm të bëjmë kërkimin, por edhe të edukojmë në mënyrë aktive publikun për efektet e alkoolit në fetus,” tha autori kryesor Patric Kienast, një student i doktoraturës në Universitetin Mjekësor të Vjenës në Austri./E.Ç

Të fundit

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të...

Ambasada Amerikane njofton ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se, duke filluar nga data 2 shtator 2025, vetëm vizat turistike dhe të...

Edukoi dhe mësoi breza të tërë, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur

Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit...

Gjest i madh nga Chelsea, një pjesë e fitimeve nga Botërori për familjarët e Diogo Jotas

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo...

Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

Maturantët kanë mbyllur aplikimet për shkollat e larta dhe janë në pritje të rezultateve nga Universitetet. Por ka ende kohë deri në shpalljen e...

Lajme të tjera

Web TV