Afrikanët/ Memaliaj “përçan” Berishën me Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, përfaqësues i PL-së së Metës, që fitoi edhe me mbështetjen e PD-së së Berishës, i “lutet” kreut të PS-së, e njëkohësisht kryeministrit Rama, që një pjesë të emigrantëve afrikanë të vendosen edhe në Memaliaj. Edhe pse opozita e drejtuar nga Berisha ka lajmëruar se çështjen do e dërgojë në Kushteuese, kryebashkiaku i propozuar prej tyre del kundër. A do të vetëofrohen kryebashkiakë të tjerë?

Kur pritet një aleancë mes Rithemelimit dhe partive të tjera opozitare, duket se ka krisur një marrëdhënie mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, ose mund të jetë një merkato e momentit të fundit. Albert Malaj, kryetari i Bashkisë Memaliaj, përfaqësues i Partisë së Lirisë së Ilir Metës, që gjeti mbështetjen e PD-së së Berishës më 14 maj, ka ofruar territorin e administruar nga Bashkia Memaliaj për të vendosur emigrantët afrikanë. Në këtë mënyrë iu bashkuar kështu marrëveshjes së Edi Ramës me Georgia Meloni për të sjellë refugjatët afrikanë në një një prej pikave bregdetare, që sipas marrëveshjes është Lezha pika e procesimit për emigrantët ilegalë si edhe një kamp për strehimin e tyre në bazë të marrëveshjes. Kryebashkiaku Albert Malaj në një letër në të cilën i drejtohet kryeministrit Rama, kërkon që në Memaliaj të strehohen një pjesë e emigrantëve. “Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij. Në letrën e pubvlikuar nga vetë kryetari thuhet se: “Po iu drejtohem nëpërmjet kësaj letre në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, në emër të gjithë komunitetit të bashkisë për të shprehur mbështetjen tonë si një përgjigjie humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Europë. Bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Kryeministrit të Shqipërisë me Kryeministrin e Italisë, në të cilën është dakortësuar për sjelljen e emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikan nga Italia në kampe të vendosura në Shqipëri, është momenti të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.”, shkruhet në letër. Më tej thuhet se, bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve, zotërimi i hapësirave dhe ambjenteve të përshtatshme akomoduese, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit të bashkisë në afërsi të portit të Vlorës dhe Sarandës. “Duke Ju falenderuar për marrjen në konsideratë të këtij propozimi, kërkojmë mundësinë e angazhimit në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante mbi detajet dhe logjistikën e strehimit të emigrantëve në Bashkinë Memaliaj”, shkruan kryetari në letrën drejtuar Kryeministrit Sali Berisha. ndërkohë që partia e këtij të fundit e dërguan në Kuhsttuese marrëveshjen e Edi Ramës me arsyetimin se po shkelet Kushtetuta./kb

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV