Kongresi i PS më 8 dhjetor/ Socialistët synojnë mandatin e katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

“Nuk do të flitet vetëm për partinë, por do të shpalosim edhe arritjet e çfarë kemi realizuar deri më tashmë si qeverisje e vendit, në vitet e qeverisjes, prespektivën dhe cfarë do t’i ofrojmë shqiptarëve në vijim, dhe ambicine tonë për mandatin e 4 në 2025. Përballë nuk kemi opozitën, por hallet e njerëzve”- tha Klosi.

Objektivi që të premten shpaloset, për Sekretarin Organizativ të PS Blendi Klosin vjen vetëm me hapjen e partisë, që me gjasë do të lakmojë edhe të djathtët që ende dilemën se kush i udhëheq e kanë të pazgjidhur.

“Tashmë pas 10 viteve, celësi i fitores dhe jetëgjatësisë është hapja, gjithmonë e më shumë po shtrijmë influencën jo vetëm te anëtarësia e PS. Ne jemi shumë të forte, jo se kundërshatarët tanë janë shumë të dobët, ata duken të dobët se na kanë përballë ne shumë të dobët.”- u shpreh Klosi.

E si një nga kartat e forta të 10 viteve në pushtet, Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë edhe në Kongresin e 8 dhjetorit.

“Kongresi i PS do të shpalosë disa arritje që kemi patur gjatë qeverisjes dhe padyshim një nga arritjet kryesore ëështë reforma në drejtësi, n kongres do të ketë një vëmendje të veçantë. A ja kemi dalë të kemi një drejtësi të pavarur dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë.”- tha Klosi.

Kongresi i socialistëve do të nisë punimet paraditen e së premtes në Pallatin e Kongreseve dhe do të zgjasë deri pasdite. Pesha kryesore do të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama ndërsa do të ketë edhe përfaqësues nga partitë simotra europiane./e.t

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lajme të tjera

Web TV