Moti i keq/ Temperaturat shkojnë në -58 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët mbijetojnë falë veshjeve të duhura për stinën e dimrit

I ftohti arktik ka përfshirë prej ditësh Rusinë, por në Siberi termometri shënoi këtë të martë temperaturën -58 gradë Celsius.

Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 km në lindje të Moskës, është tërësisht i mbuluar nga bora dhe ngrica, siç edhe duket nga këto pamje me dron.

Në ndihmë banorëve, të mësuar me këtë të ftohtë, i vijnë rrobat e duhura, që i blejnë sipas temperaturës.

“Është shumë ftohtë. E ndjen në fytyrë, të ngrin menjëherë. Xhaketa ime është zakonisht e butë, por kur dal në këtë temperaturë, ajo bëhet si një qese plastike. Sa për celularin kur dola dje, kisha 90 përqind nivelin e karikimit. E mbajta në duar për rreth 15-20 minuta, bateria u mbarua.”

“Sigurisht që është ftohtë. Por siç thonë anglezët nuk ka stinë të keqe. Njeriu ka nevojë vetëm për rroba cilësore që i përshtaten motit dhe gjithçka do të jetë mirë.”

Në Oymyakon, një  qytezë në Sakha një rajon i vogël në verilindje të Siberisë temperaturat shkuan në gati -60 gradë.

Në një treg të hapur, në qytetin Yakutsk, peshku e mishi është totalisht i ngrirë, i paketuar në kuti,  shitet vetëm ashtu, pasi nuk ka nevojë për frigorifer./O.S

Të fundit

Vetëvendosja po dështon të formojë qeverinë, emisari i BE-së zbarkon në Prishtinë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë. Kështu kanë bërë...

Të mirat nuk po ndalen për Gjestin/ Fituesi i BBVA arrin një tjetër sukses (Foto)

Një javë historike për këngëtarin Gjesti. Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer çmimin e madh...

Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e...

Cila është gjëja që nuk i lejohet kurrsesi djalit të Donald Trump në shkollë?

Barron, djali 18 vjeçar i Donald Trump ka marrë vëmendje të madhe gjatë fjalimit të të atit në momentin e inaugurimit të këtij të...

Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk siguron votat e nevojshme

Ditën e sotme është zhvilluar votimi për drejtuesin e RTSH-së. Nga ky votim asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë kuotën e nevojshme prej...

Lajme të tjera

Web TV