Rastet kur makthet paralajmërojnë një sëmundje të keqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndërrat dhe makthet e natës janë një pjesë natyrale e jetës së njeriut, megjithatë ka raste kur ato tregojnë diçka që nuk shkon.

Nëse vuani nga makthet e natës dhe ëndrrat e këqija atëherë duhet të lexoni patjetër këtë artikull.
Në të do të mësoni rastet kur ëndrrat tregojnë praninë e një sëmundje në trup ose diçka serioze.

Çrregullimet mendore
Makthet e shpeshta mund të jenë një simptomë e skizofrenisë, çrregullimeve të personalitetit, depresionit dhe panikut.
Një pjesë e mirë e personave që vuajnë nga depresioni dhe ankthi shohin makthe rregullisht natën.

Efekt anësor i medikamenteve
Makthet mund të jenë një efekt anësor i disa medikamenteve të caktuara.
Bëhet fjalë kryesisht për ilaçet kundër depresionit dhe ato që stabilizojnë humorin.
Në këtë kategori futen edhe ilaçet për tensionin e gjakut, ato kundër alergjisë dhe barnat e gjumit.

Problemet me frymëmarrjen
Mungesa e gjumit ndikon në cilësinë e ëndrrave megjithatë makthet mund të shkaktohen edhe nga problemet me frymëmarrjen.
Një nga këto është apnea e gjumit e cila i lë njerëzit pa gjumë, por edhe në ato raste që ata janë në gjendje të flenë shohin makthe.

Filmat e frikshëm

Nëse jeni njeri që shihni shumë makthe natën, është e udhës të mos shihni filma të frikshëm përpara gjumit.

Ekspertët thonë se njerëzit që shohin filma të frikshëm përpara se të shtrihen për të fjetur do të shohin ëndrra të këqija e të dhunshme.

Intoleranca ndaj laktozës
Produktet e bulmetit që konsumohen në mbrëmje nxisin ëndrrat e këqija.
Njerëzit mund të vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës dhe nuk janë në dijeni.
Konsumi i këtyre produkteve pavarësisht këtij problemi do të shkaktojë makthe dhe ëndrra të këqija.

Lexo edhe :  Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale ndihmojnë në kurimin e problemeve me sytë

Sëmundjet nervore
Problemet me gjumin dhe makthet e përsëritura mund të jenë tregues i një rreziku madhor shëndetësor.
Këtu përfshihet edhe sëmundja e Parkinsonit e cila vërehet tek 80 përqind e njerëzve që kanë probleme në fazën e gjumit të thellë.
Një sëmundje tjetër që i kanoset njeriut që sheh makthe është demencia.

Probleme me zemrën
Makthet mund të sinjalizojnë edhe sëmundjet e zemrës.
Njerëzit që shohin makthe kanë rrahje të çrregullta të zemrës.
Kur njeriu sheh një ëndërr të keqe, rrahjet e zemrës rriten bashkë me tensionin e gjakut.
Nëse makthet vazhdojnë, problemet me zemrën janë të paevitueshme. /E.Ç

Të fundit

BIRN: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh...

Kur drita nuk mjafton

Nga Majlinda Bregu Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, raportet ekonomike nuk i lexoj më...

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Avokatët kërkuan ndryshimin e...

Programi bërthamor i Iranit, ja historiku

Përgatiti: Leonard Veizi Programi bërthamor i Iranit që nga fillimet e tij ka qenë ndër çështjet më të ndjeshme dhe kontroverse të gjeopolitikës ndërkombëtare. Rrënjët...

Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Terhan?

  Nga Kreshnik Spahiu Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan. Janë aq...

Lajme të tjera

Web TV