Keni një marrëdhënie të vështirë me vjehrrën? Ndiqni këto këshilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet vjehërr-nuse janë të komplikuara dhe kjo, për një pjesë të mirë të nuseve, është e vërtetë. Ju mund të thoni që shkoni shumë mirë me vjehrrën tuaj dhe ne ju besojmë. Mirëpo, gjithmonë ekziston një ngërç në lidhje me nënën e partnerit.

Çfarë duhet të bëni kur nuk shkoni mirë me vjehrrën?

Asnjëherë nuk do të gjendet fajtorja në një raport të tillë, pasi si nusja, ashtu dhe vjehrra mund t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Gjithsesi, ne do t’ju japim disa këshilla si të keni një marrëdhënie të mirë me vjehrrën, pa “luftë”.

Kush nuk i do dhuratat? Edhe vjehrrat nuk bëjnë përjashtim. Herë pas here, kur i blini mamasë suaj një dhuratë, kujtohuni edhe për vjehrrën. Një gjë e vogël do ta gëzojë edhe atë.

Në debatet e vogla që ajo mund të ketë me partnerin tuaj, mbani anën e saj. Kjo gjë do t’ju afrojë më shumë me vjehrrën, por edhe me partnerin, pasi të dy do ta vlerësojnë bashkimin tuaj.

Personat tek të cilët shfryhen më shumë vjehrrat janë shoqet. Mundohuni të dilni herë pas here në kafe me shoqet e vjehrrës, në mënyrë që ato të krijojnë një mendim të mirë për ju. Pse? Në momentet që vjehrra mund t’ju “shajë” pas krahëve tek ato, shoqet mbase mund ta bëjnë të ndryshojë mendim duke ju njohur juve./E.Ç

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV