Parlamenti/ Berisha mban sekret skenarin e së enjtes

Kreu i Grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, u shpreh se këtë të enjte do të ketë reagim ndryshe në Parlament, duke premtuar se opozita do të dëgjohet fuqishëm. Cili do të jetë skenari dhe pamundësia për të organizuar protesta masive në rrugë.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e quan asnjë seancën e se hënës ku u tentua t’i vihej zjarr karrigeve në Parlament. Ai thotë se akoma edhe më keq do të jetë sjellja e kësaj opozite duke nënvizuar se shumë shpejt do të ketë protesta masive nga qytetarët shqiptarë. Edhe pse Berisha i ka të testuara protetstat kundër qeverisë, ai nuk heq dorë duke karikuar popullin e zhgënjyer nga qeveria si dhe militantët e tij për të këkruar përmbysjen e qeverisë Rama 3. Ndonëse flet për reagim masiv të popullit, Berisha nuk ka specifikuar nëse kjo do të ndodhë para apo pas festave. “Nuk mund ta them para apo pas festave”, tha Berisha. Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, ish kryeministri Sali Berisha tha se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se në mënyrë të pashmangshme do të shkohet drejt një proteste popullore masive. I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës. “Nëse ne e themi skenarin sot, armiku ynë merr kundra masa. Ata masa që kanë me marrë, do të dyfishojnë numrin e gardës, nuk kanë ç’masë të marrin tjetër. Nuk marrin më 100, por marrin 200”, tha lideri i demokratëve. Sipas tij opozita do të dëgjohet fuqishëm nga shqiptarët dhe mbarë bota në lëvizjen e saj. “Grupi dënon me forcën më të madhe, grushtin e shtetit brenda shtetit, që ka organizuar Edi Rama, duke marrë pushtetet brenda parlamentit. Duke bllokuar fuqinë, apo pushtetin e parlamentit për kontrollin e ekzekutivit. Pasi ka futur në xhep dhe ka skllavëruar totalisht skapin e partinë me gjykatat respektive, pra po shkohet drejt një situate që bëhet gjithnjë e më dramatike. Po shkohet drejt një situate në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen me gjithë guximin e tyre për të përmbysur këtë regjim puçist, këtë narkokraturë, që nuk njeh ligj, kushtetutë dhe asnjë rregull”, tha Berisha. I pyetur se kur do të mbahet dita e protestës, Berisha tha se: “U vendos, protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Do të devirsifikohet. Ju garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore”, tha Berisha. Berisha tha se nuk do të mungojë ajo strategji që është përdorur deri më sot që ka të bëjë me grumbullimin e karrigeve si dhe me ndeyjen e tymueseve. “Ne absolutisht do të dëgjohemi fuqishëm nga të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota me qëndrimin tonë në parlament”, tha ai. 8 dhjetori përveçse se është dita e Demokracisë, Edi Rama ka vendosur edhe mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste. “Një maskë mafioze nga Edi Rama, ajo që bën ai. Kurse PD do të vazhdojë në traditën më të shkëlqyeshme të 8 dhjetorit të përmbysë diktaturën e sotme”, tha ai. Lidhur me deputetët që qëndrojnë indiferentë gjatë rrëmujës në sallën e Kuvendit Berisha e ka një përgjigje. “Ka një grup të veprimeve operative që cakton detyrat, nuk jam unë ai që mund ti japë përgjigje kësaj”, tha ai. Lidhur me deklaratat e ministrit të Brendshëm Taulant Balla Berisha tha se opozita nuk do të ndalet. “Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë. Mosbindja civile është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit”, tha Berisha./kb

Lexo edhe :  6 emra në garë për Gjykatën Kushtetuese/ Kush do të fitojë?