Putin pritet me nderime në Lindjen e Mesme nga Princi Saudit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin u prit me nderime në Lindjen e Mesme sapo avioni i tij u ul në Abu Dabi në një nga udhëtimet e tij të rralla jashtë vendit që pas luftës në Ukrainë. Deri sa mbërriti në destinacion ai u shoqërua nga avionë ushtarakë rusë.

Më pas avionë Venda përshkuan qiellin duke ngjyrosur flamurin rus përpara takimit të tij me presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Por takimi më i rëndësishëm i këtij udhëtimi është ai që kreu i Kremlinit do të bëjë në Arabinë Saudite me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Në fokus pritet të jenë diskutimet për prodhimin e naftës, OPEC+ dhe luftërat në Rripin e Gazës dhe Ukrainë. Kremlini tha se do të diskutohet bashkëpunimi për energjinë si dhe kërkesën që OPEK+ të shtojë me 40% prodhimin e naftës në botë. Vizita e fundit e Putin jashtë Rusisë ishte në korrik 2022, kur ai takoi liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei në Iran.

Rusia dhe Arabia Saudite kontrollojnë së bashku një të pestën e naftës që del çdo ditë dhe prej kohësh kanë marrëdhënie të ngushta edhe pse nuk shihen me sy të mirë nga perëndimi. Të dy vendet interesohen që çmimi i naftës të mbetet sa më i lartë./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV