Angelina Jolie në sfidë me veten, tashmë me fokusin te moda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e famshme Angelina Jolie është gati të largohet nga bota e kinematografisë për t’iu përkushtuar disa aventurave të reja në vitet e ardhshme. Edhe pse deri më tani Jolie nuk ka shfaqur ndonjë interesim të madh për modën, në moshën 48 vjeçare aktorja synon të përballet me sfida të reja.

Kështu aktorja vendosi të hapte “Atelie Jolie”, një hapsirë e vogël e vendosur në lagjen NoHo të New York-ut, ku dikur ndodhej studioja e Jean- Michel Basquiat.

Dyqani do të shesë veshje të krijuara nga atelieja në bashkëpunim me markat më të njohura të modës, por gjithashtu pranohen edhe veshje të vjetra të klientëve që dëshirojnë t’i ridizenjojnë ato.

Përveç pikës së shitjes, dyqani do të ketë gjithashtu edhe një bar- restorant dhe një galeri, e cila në të ardhmen aktorja e famshme shpreson të presë ekspozita të fokusuara në temën e qëndrueshmërisë.

Ky projekt i Jolie i befasoi të gjithë sepse ashtu siç pranoi edhe vetë ish- bashkëshortja e Pitt, në karrierën e saj nuk ka qenë kurrë në një sfilatë mode apo në Met Gala.

“Kur i tregova familjes time për projektin tim të ri, ata më thanë: ‘Ti, në modë? Jo!’”, u shpreh ylli i kinematografisë botërore për revistën “WSJ”, përpara se të shpjegonte se si marka e saj ka një qasje shumë ndryshe në krahasim me koleksionet e krijuara nga të famshëm të tjerë./E.Ç

Të fundit

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Kryeministri kanadez: Nuk përjashtojmë dërgimin e trupave në Ukrainë

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se ai mbështet thirrjet e Ukrainës për garanci të forta sigurie si...

Avokati: “Meta ka pasur vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime”

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke...

Lajme të tjera

Web TV