Kush është vrasësi serial shqiptar? Gazetari zbulon detaje

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Sadik Kuniqi, vrasësi serial shqiptar ka planifikuar 33 vrasje, të cilat i kishte hedhur dhe në ditarin e tij.

Gazetari Hoxha shton se Kuniqit iu provuan 4 vrasje të ndodhura në një hark kohor prej 4 muajsh, por shton se ka dyshime dhe për 2 vrasje të tjera nën autorësinë e tij, të cilat nuk u provuan asnjëherë.

Artan Hoxha: Rasti më i studiuar është Sadik Kuniqi. Ka ndërruar jetë që nga viti 2005. Ka qenë një njeriu që i afrohet më afër këtij përkufizimi nëse do të vazhdonte pak më gjatë dhe kjo ishte ajo që kishin planifikuar vrasësit serialë.

Ai kishte planifikuar një numër prej 33 viktimash sepse ai kishte mbajtur një ditar ku kishte përshkruar se kush ishin objektivat e tij dhe pse ishin objektivat e tij. Ishin njerëz që në momente të caktuara ky i fajësonte pasi projektonte tek ata dështimet e tij.

Në momentin që ai u zbulua, ai ishte divorcuar, ishte babai i 3 fëmijëve dhe ai i fajësonte edhe për divorcin e vet, edhe për faktin e problemit që kishte pasur në detyrën e vet.

Sadik Kuniqi ishte një nënoficer që kishte punuar në ushtrinë shqiptare, më tepër kishte qenë në prapavijë. Ai i kishte rreshtuar një pas një personat që i kishte ai në mendje, tek të cilat ai i projektonte dështimet me fatkeqësitë e tij.

Ai e bëri Shkodrën dhe edhe për muaj të tëra pas zbulimit të tij që qytetarët t’i kapte paniku.

Blendi Fevziu: Sa persona eliminoi?

Artan Hoxha: Këtij iu provuan 4 vrasje, të ndodhura në një hark prej 4 muajsh, por brenda atyre janë dyshime dhe për 2 vrasje të tjera për të cilat nuk u provuar dhe për të cilat ai nuk pranoi që të fliste.

Lexo edhe :  "Diella", kur asistentja bëhet ministre! Një ngritje në detyrë e pazakontë

Ai i drejtohej gjithmonë një force të jashtme dhe ky thoshte “Zot fliste me mua, futej në trupin tim dhe hakmerrej për mua”./   S.M