Mistere të reja mbi enigmen e “tullës” në galaktikën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një re në trajtë kutie që gjendet në qendër të galaktikës tonë ka qenë gjithmonë një enigmë për shkencëtarët dhe studimet e fundit për përbërjen e saj po e thellojnë misterin, me gjasë duke rrëzuar gjithçka dihet për formimin e yjeve.

Reja quhet “tulla” sepse ka formë drejtkëndore dhe është shumë  e dendur.  Më parë mendohej se mbante më shumë se sa 100.000 herë sa masa e diellit. Dhe një re e tillë e dendur duhet të nxjerrë vazhdimisht yje të mëdhenj, sipas asaj që mendonin shkencëtarët, por kjo nuk po ndodh.

Tulla është inaktive dhe as vëzhgimet e fundit me teleskopin James Webb nuk zbuluan asnjë yll të ri të fshehur diku.

Të dhënat e reja nga teleskopi hapësinor tregojnë se përbërja e saj nuk është vetëm gaz. Në të ka prani të monoksidit të ngrirë të karbonit, shumë më të hershëm se sa përfytyrohej dhe në thellësi të saj formohet akull. Prania e monoksidit të karbonit është shkaku i ndryshimit të ngjyrës.

Një tjetër mister rreth akullit me monoksid karboni është temperatura. Zona është e ngrohtë, rreth 60 Kelvin ndërsa monoksidi i karbonit ngrin në temperaturën 20 Kelvin.

Pluhuri brenda tullës mund të jetë më i ftohtë se sa gazi, por sipas astronomit Adam Ginsburg, arsyeja mund të jetë uji i ngrirë që ‘ngërthen’ monoksidin e karbonit.

Përgjigja e kësaj është shumë e rëndësishme.

Akulli në një zonë si tulla mund t’i tregojë shkencëtarëve të dhëna të reja për sistemin diellor dhe planetin tonë. Akulli dhe uji erdhën në Tokë përmes kometave. Rrjedhimisht, aty ku ekziston akulli në univers dhe si formohet i ndihmon ata të kuptojnë nga vijnë kometat dhe si i kanë grumbulluar materialet që depozitojnë.

Lexo edhe :  A mund t’i fshijmë kujtimet e këqija? Sipas mjekëve ka disa metoda që mund t’i zbehin ato

Sa i përket arsyes pse tulla nuk ‘lind’ yje të rinj, është shumë e rëndësishme të kuptohet gjendja fillestare e gazit për të marrë përgjigjet e duhura. Shkencëtarët thonë se duhet të ishte një ndër ‘inkubatorët’ më aktivë në galaktikë, por nga ana tjetër mund të mos jetë aq kompakte sa ata mendojnë ndërsa një version është se mund të jetë ende në gjendje gjumi dhe nuk ka ardhur ende momenti që të formojë yje të rinj./O.S

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV