Nisja e festës së hebrenjve/ Scholz bën thirrje për solidaritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa e ka ndezur qiriun e parë në nisje të Hanukkah, festivalit të dritave që shënojnë hebrenjtë.

 

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa e ka ndezur qiriun e parë në nisje të Hanukkah, festivalit të dritave që shënojnë hebrenjtë.

 

 

“Kjo është në veçanti me rëndësi për ne”, ka thënë Scholz në Berlin.

“Kjo është mënyra se si secili mund ta përforcojë shprehjen ‘Kurrë më’”.

Scholz e ka ndezur qiriun e parë në një shandan të gjatë me nëntë shtylla, të njohur si hannukiah, në Portën e Brandenburgut.

Ai ka thënë se ka qenë e përshtatshme që ky shandan të qëndrojë në zemrën e kryeqytetit gjerman – “si simbol i shpresës dhe besimit, dhe si simbol i lidhjeve të pandashme me hebrenjtë e shtetit tonë”.

Scholz ka folur edhe për sulmet e grupit palestinez Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor, dhe incidentet antisemitike në Gjermani.

Hamasi, grup palestinez, që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk e pranojmë faktin që shtetasit tanë hebrenj duhet të frikësohen për të treguar hapur fenë e tyre, kulturën, përditshmërinë, kur dëshirojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre bazike për të qenë të dukshëm, të drejtë që e kanë të gjithë në shoqërinë tonë, pa dallim”, ka thënë Scholz.

Organizatori i ngjarjes, rabini Yehuda Teichtal, e ka falëndëruar Gjermaninë, dhe Scholzin, duke e cilësuar vendin si fener të demokracisë.

Mesazhi i Hanukkah është “drita mbi errësirën, demokracia mbi tiraninë”, ka thënë Teichtal.

Lexo edhe :  Pse asnjë nga aktorët e rinj të “Beatles” nuk është nga Liverpool?

Ai ka bërë thirrje për “më shumë drita, më shumë lumturi, më shumë vetëdijësim për hebrenjtë”.

Qindra incidente antisemitike janë regjistruar në Gjermani ditëve të fundit.

Hanukkah përkujton ridedikimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem pas një revolte kundër grekëve në vitin 164 para erës sonë, dhe “mrekullinë e dritës” së një qiriu që digjet për tetë ditë.

Festivali zgjat tetë ditë, këtë vit deri më 15 dhjetor.

Çdo ditë, ndizet nga një qiri në shandan./O.S

 

Të fundit

Big Brother drejt fundit, Heidi Baci zbulon ku do zhvillohet finalja e madhe

Moderatorja e “Fan Club”, Heidi Baci bëri me dije së fundmi një detaj i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e...

Doli për të gjuajtur, 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut

Një i ri nga Hasi rezulton i humbur, pasi ka dalë për të gjuajtur në malin e Pashtrikut. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 26-vjeçari është...

Diaspora, fleta e votimit në tre zarfe/ Emigrantëve u shkon me postë te dera e shtëpisë

FLetët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri. Shpërnadrja e fletëve për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Evropë, do të bëhet në datat 15-22...

Opozita mëkatare

Nga ARTUR  AJAZI Me Fatmir Mediun në krah, nuk mund të fitosh zgjedhjet. Me Flamur Nokën në krah, nuk mund të fitosh zgjedhjet. Edhe me...

“Dimër deri në…”/ Meteorologia tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë...

Lajme të tjera

Web TV