Vrasja e 41-vjeçarit në Fier/ Reagon Rrumbullaku: Kemi identifikuar autorin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi se autori ëshë identifikuar dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kemi marrë njoftim, aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet. Janë marrë masat për kapjen, e kemi të identifikuar, po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në këtë krim të rëndë” tha Rrumbullaku në një konferencë për median mbi rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit./   S.M