Adele zbulon çfarë i tha menaxherit të saj kur dëgjoi për herë të parë Dua Lipën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adele ka vlerësimet më të larta për Dua Lipën të cilën e ka konsideruar si “yllin e ri të muzikës pop”.

Këtë deklaratë e ka bërë gjatë një interviste për “The Hollywood Reporter” në eventin e tyre “Women in Entertainment”, ku foli për përvojën e saj në industrinë e muzikës dhe jetën aktuale në Los Angeles.

Mes të tjerash, ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin e Dua Lipës në muzikë.

“Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer. Kur dëgjova për herë të parë ‘I’ve got new rules, I count ’em’, më kujtohet që i thashë menaxherit tim, ‘Uau! Ajo do të jetë ylli i ri i muzikës pop. Jam shumë e emocionuar që është rikthyer në muzikë”.

Adele dhe Dua dolën edhe një foto bashkë dhe fansat menjëherë filluan me kërkesën në komente: “Duan një bashkëpunim mes tyre!”.

Të fundit

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për luftë tregtare

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. "Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e...

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV