Maqedonia e Veriut/Talat Xhaferrit i propozohet drejtimi i qeverisë teknike deri në 8 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut po përgatitet për zgjedhjet e reja parlamentare në 8 majin e vitit të ardhshëm.

Aktualisht vendi fqinj po përballet me një krizë, ndërsa rruga drejt integrimit evropian kërkon disa ndryshime kushtetuese, që kërkojnë edhe votat e opozitës, e cila refuzon t’i votojë ato.

Zgjedhjet e parakohshme të shpallura kërkojnë një qeveri teknike deri në zhvillimin e tyre. BDI, partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pjesë edhe e koalicionit qeverisës, ka propozuar kryetarin aktual të parlamentit, Talat Xhaferri për të marrë postin teknik.

Nëse votohet, kjo do të ishte hera e parë që në historinë e vendit fqinj kreun e ekzekutivit do ta marrë një shqiptar. Në këtë mënyrë në Ballkanin Perëndimor do të bëhen tre shtete me kryeministër shqiptar, ndërsa më herët edhe një tjetër shqiptar, Dritan Abazoviçi kryesoi qeverinë në shtetin e Mali të Zi./O.S

Të fundit

“Miliona euro dëm Shqipërisë”/ “Bankers” kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar

Me anë të një deklarate për mediat, kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e prokurorisë ndaj drejtuesve...

“Të japim të dy dorëheqjen”/ Lapaj sfidon Shabanin

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes...

Kontrolle në tregje dhe fermerë/ Tatimet bllokojnë 63 tonë mallra pa kupon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin për sigurinë ushqimore në vend, me sekuestrime të tjera të mallrave të skaduara apo pa faturë. Informohet se si...

‘Na duhen njerëz të ditur’/ Rama: Shqipëria s’ka nevojë për juristë, mund t’i eksportojmë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi...

Rama në aktivitetin e UBT/ Për të shkuar në auditor duhet të kalojë në një pazar qoftesh

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku theksoi rëndësinë e transformimit të këtij institucioni...

Lajme të tjera

Web TV