Meta dhe Kryemadhi të përgjuar nga BKH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detajet e reja nga hetimi i çiftit Meta-Kryemadhi nga SPAK, janë zbuluar dje nga vetë Kryemadhi, e cila ka kërkuar në gjykatë heqjen e sekuestros për “provat materiale”. Përgjime telefonike, kompjutera, dokumenta shkresorë, telefonë dhe materiale të tjera i janë sekustruar për llogari të një nga katër dosjet e hapura ndaj Metës dhe Kryemadhit.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë dhe Bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë qenë nën përgjim dhe një pjesë të matërialeve hetimore u janë sekustruar. Edhe pse kjo është mbajtur e fshehtë nga SPAK, ka qenë vetë Kryemadhi që pa dashje e ka zbuluar se çifti jo vetëm ka qenë në përgjim, por i janë sekestruar edhe disa sende që do të shërbejnë si provë për organin hetimor. Në mënyrë shumë të fshehtë jo vetëm mediatikisht, SPAK ka këkruar që të vendos sekuestro, por që Monika Kryemadhi e ka kundërshtuar. Megjithatë Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj. Referuar listës së gjykatës, ku renditen proceset ditore, rezulton se ligjvënësja Kryemadhi, iu është drejtuar gjykatës me një kërkesë bazuar në nenin 222/3 të kodit të procedurës penale, nen që ka të bëjë me kundërshtimin e rezultateve të përftuara nga përgjimet. Padia që u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, bazohet në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, pika 3, që bën fjalë për përgjimet telefonike. Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmojnë zyrtarisht për çfarë bën fjalë konkretisht objekti i kërkesës, që mesa duket lidhet me sekuestrim telefoni, pajishesh kompiuterike dhe provash të tjera. Jo zyrtarisht, mësohet se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në banesën e prindërve të Monika Kryemadhit, ku kanë sekuestruar disa prova përfshirë edhe aparate celularë të cilët po i nënshtrohen ekspertimit. Pikërisht zhvlerësimin e këtij veprimi të SPAK, ka kërkuar përmes avokatit, deputetja Monika Kryemadhi në kërkesën për heqjen e sekuestros. Në seancën që nisi në orën 13.30, Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj Redi Llanaj, ndërsa SPAK nga prokurori Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI në SHBA. Objekti i këtij hetimi janë pagesat e kryera në vlerën 300 mijë USD, nga Ish-LSI, për vizitën e Ilir Metës e Petrit Vasilit në inagurimin e Donald Trump si president ne 2017. Pak javë më parë, u raportua se oficerët e BKH-së kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale. Ndërkohë më 8 nëntor kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje në SPAK për aferën CEZ-DIA, një tjetër çështje në hetim për dëmin 414 milionë euro në arkën e shtetit shqiptar. Në kohën kur SPAK është në fazën e përmbylljes së hetimeve për çiftin Ilir Meta e Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë ka vendosur të kundërshtojë në rrugë gjyqësore vendimet e SPAK për sekuestrimin e disa provave materiale. Të enjten, gjykata e Posaçme, shqyrtoi një ankim të bërë nga Monika Kryemadhi me objekt heqje sekuestro, por vendosi të mos e pranojë atë. “Rezulton se është paraqitur një kërkesë me objekt heqje sekuestro. Duke qenë se këto janë kërkesa në fazën e hetimit paraprak nuk mund të jepen detaje të tjera pasi seanca është me dyer të mbyllura”, njoftoi gjykata.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Kryemadhi nuk paraqitet

Monika Kryemadhi, e cila ka trokitur shpesh në SPAK për çështjen e inceneratorëve, zgjodhi të mos paraqitej në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati Redi Llanaj. SPAK prej disa kohësh po kryen hetime pas një kallëzimi të marrë nga avokat Idajet Beqiri, për shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar. Prokuroria e Posaçme po ashtu po heton rolin e ish presidentit Ilir Meta, bashkëshortin e Monika Kryemadhit, për aferën CEZ-DIA si dhe për kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jozytarisht mësohet se për llogari të disa kallëzimeve penale të depozituara në SPAK kundër Monika Kryemadhit, janë sekuestruar dy aparate telefonikë celularë të dy personave, bashkëpunëtorë të saj, pa status të veçantë të deputetit dhe se Kryemadhi ka kundërshtuar këtë veprim hetimor./kb

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV