Berisha në Fier: Misioni ynë, rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideron si misionin e demokratëve.

Në një bashkëbisedim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Fier, Berisha hodhi akuza në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për mosmbajtje të zgjedhjeve demokratike.

“Në një betejë pa kthim për shpëtimin e shoqërisë shqiptare, shpëtimin e demokracisë, në një betejë pa kthim në të cilën ne, të flasim haptas, u themi të vërtetën në sy shqiptarëve se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka dhe se ne kemi misionin sublim, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë, keni vërejtje serioze për funksionimin e PD-së, për organizimin e PD-së, për mobilizimin e PD-së dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve.

Por, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Me Edi Ramën, çfarë do që të bëjmë ne, zgjedhje nuk ka.

Unë, në karrierën time politike, duhet t’ju them ju se nuk jam kurrë me ndonjë gjë më shumë sesa me zgjedhjet. Dhe se kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të votojë e lirë është vetëm një: që kryeministri i asaj shoqërie të jetë i betuar me veten e vet se cilido që të jetë vullneti i qytetarëve të shoqërisë, unë do ta pranoj atë.

Kjo ka ndodhur në vitin 2005. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kundërshtari kam qenë unë ndaj Fatos Nanos. Ne së bashku kemi mbushur rrugët dhe sheshet e qyteteve me ‘Nano ik’, por Fatos Nano humbi zgjedhjet, pranoi rotacionin, dha dorëheqjen. Në vitin 2013, përsëri njëlloj si në vitin 2009, Sali Berisha ishte i betuar se cilido që do ishte vullneti i qytetarëve, do e pranonte atë. Humbëm zgjedhjet, dhashë dorëheqjen, pranova rezultatin me besimin më të madh se ai është një shërbim themelor për një shoqëri të lirë.

Çfarë ndodhi gjatë këtyre 10 viteve? Një njeri, i cili së pari në partinë e tij, ju jeni dëshmitarë se si e zhduku votën nga partia e tij. 8 muaj më parë ai zhduku votën në të gjitha degët e PD për kryetar. Dhe kur një doganier socialist, dëgjoi se kjo po ndodhi, shkruajti një status: kur e dëgjova për herë të parë, mendova se ishte një trillim i Sali Berishës, por kjo është një fatkeqësi e madhe. Pra, e zhduku votën.

Por duhet të dini një gjë, një parti që nuk voton, çdo lloj partie mund të jetë, por parti me norma demokrate nuk është kurrë. Mund të jetë terroriste, mafioze, mund të jetë gjithçka, se njerëz pa dinjitet se ata që rrinë në një parti që nuk voton, njerëz më me pa ideale se ata që janë anëtarë të një partie që nuk voton, nuk mund të ketë. Dhe kjo nuk është problemi i një individi, por i rrezikut të madh që përfaqëson për shoqërinë, për lirinë e një vendi”, tha ndër të tjera ish-Kryeministri Sali Berisha./O.S

Lexo edhe :  Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD do ankohet për zgjedhjet në SHBA

 

Të fundit

Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei...

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar se i është dashur të...

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Lajme të tjera

Web TV