Gjykata Lë në burg “Baronin e drogës”/ Gëzim Çela u arrestua një ditë më parë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-punonjësi i policisë i kthyer në narkotrafikant, u la sot në burg, me vendim të Gjykatës së Ferizajt.

Gjykata caktoi 40 ditë paraburgim për Çelën, që kërkohet nga autoritetet shqiptare.

Për të, është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të datave 8 gusht 2014 dhe 1 mars 2022 të shtetit të Shqipërisë për shkak të veprave penale trafikimi me narkotik, prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit sipas Kodit Penal të Shqipërisë dhe Italisë, ngase i njëjti është dënuar me 19 vjet e 9 muaj e 29 ditë burg, argumentoi gjykata.

“Baroni i drogë” u vu në pranga një ditë më parë,  në Kosovë.

Narkotrafikanti kishte gjetur strehim në Kosovë ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.

Emri i Gëzim Celës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

Më herët ai ka qenë i arrestuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe trafik ndërkombëtar droge”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit A. I, në një fshat të Vitisë, ku strehohej Gëzim Çelaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë. Sipas policisë së Kosovës, gjatë momentit të arrestimit 55-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy vajza nga Shqipëria./O.S

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV