Racizmi grek çon në grevë urie 30 shqiptarë në burgun e Korfuzit: Po diskriminohemi…..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 shqiptarë i janë bashkuar një greve urie në burgun e Korfuzit në Greqi pasi pretendojnë se kushtet në të cilin vuajnë dënimet përkatëse janë nën standartin e duhur.

Greva e urisë sot është në ditën e saj të katërt, ku të burgosurit ripërsërisin thirrjen ndaj autoriteteve greke për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe lejimin e lirimit me kusht sipas ligjit.

Të burgosurit shqiptarë shprehen se stafi i burgut ka një sjellje rraciste ndaj tyre dhe thekson se greva e urisë nuk do të ndalojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndër të tjera, të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin.

Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Grekëve lejen ua japin direkt. Ministri i Drejtësisë të bëjë lëvizje. Nuk i çojnë letrat tona”, deklarojnë ata./O.S

 

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV