Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes një lufte që i shkon përshtat “përkufizimit ligjor të gjenocidit”.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si “mashtrime”.
Safadi, vendi i të cilit përkufizohet me Bregun Perëndimor dhe i pranoi shumicën e palestinezëve pas krijimit të Izraelit më 1948, theksoi se Izraeli ka mbjell urrejtje e cila do ta mundojë rajonin dhe përcaktojë gjeneratat e ardhshme.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Ajo çfarë po shohim në Gazë nuk është thjesht vrasje e njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrim i vendbanimeve të tyre [nga Izraeli] por një përpjekje sistematike për ta zbrazur tërë Gazën”– tha Safadi në një konferencë në Doha, raporton REL.

Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Eylon Levy, i hodhi poshtë akuzat e Jordanisë, duke thënë: “Natyrisht që këto akuza janë mashtrime dhe tepër fyese. Izraeli po lufton për të mbrojtur veten nga përbindëshat që e kryen masakrën e 7 tetorit, dhe qëllimi i ofensivës tonë është t’i sjellim para drejtësisë këta përbindësha dhe të sigurohemi që ata nuk mund ta lëndojnë më kurrë popullin tonë.”

Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në Gazë të largohen nga fushëbetejat për sigurinë e tyre dhe dëshiron që edhe tjerët ta përsërisin këtë thirrje, tha Levy./E.Ç

Të fundit

Frikë nga spiunazhi? Punimet në bodrumin e ambasadës kineze përplasin Londrën me Pekinin

Ministrja britanike Angela Rayner u ka urdhëruar zyrtarëve kinezë të shpjegojnë pse i kanë redaktuar projektet për bodrumet dhe...

Influencuesi ndahet nga e dashura pak para dasmës, IA “mollë sherri”

Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka...

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të...

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV