Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni.

Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur në Tottenham, në veri të Londrës, tha se momentalisht do të qëndrojë në Los Anxhelos sepse moti me diell në qytetin kalifornian e ndihmon të parandalojë depresionin sezonal.

“Unë vuaj nga depresioni sezonal, kështu që moti këtu është i mirë për mua. Gjë që ndonjëherë është e çuditshme, sepse jam shumë britanike”, tha Adele.

Këngëtarja britanike e popit jeton në Los Anxhelos që nga viti 2016, ku dhe bleu një rezidencë prej 58 milionë dollarësh vitin e kaluar. Ajo theksoi se i pëlqen të jetojë në Los Angeles, i cili ka mesatarisht 263 ditë me diell në vit. Megjithatë, ajo pranon se emocionohet gjatë interpretimit të këngës së saj debutuese “Hometown Glory”, të cilën e ka shkruar për nder të Londrës, duke shtuar se i mungon kryeqyteti britanik./E.Ç

Të fundit

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

Lajme të tjera

Web TV