Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./kb

Të fundit

Qeveria fshin gjobat vendore të 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor

Qeveria vendos të fshijë automatikisht të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë,...

Ky sport i ri do t’ju ndihmojë të jeni në super formë në kohë rekord!

Nëse jeni duke kërkuar për një aktivitet që ndërthur fitnesin, adrenalinën dhe entuziazmin në grup, përgjigjeja është Hyrox. Gjithnjë e më popullarizuar, Hyrox është...

Begajt mesazh para zgjedhjeve/ Votoni, merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që vijnë!

Vetëm 40 orë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, presidenti Bajram Begaj u është drejtuar më një mesazh të gjithë shqiptarëve. Teksa ka ftuar të...

VIDEO/ Momenti kur aksidentohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

Danezi Mads Pedersen ishte triumfatori i etapës së parë të Giro d’Italia, e cila nisi nga Durrësi dhe u mbyll në Tiranë. Vetëm 2 kilometra...

Mbyllet etapa e parë e Giro d’Italia/ Mads Pedersen kalon i pari vijën e finishit

Giro d’Italia 2025 nisi për herë të parë nga Shqipëria, me etapën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160...

Lajme të tjera

Web TV