Dilema: A duhet t’i tregohet apo jo fëmijëve, që Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të shumtë prindërit që ia bëjnë vetes këto pyetje, ndërsa përgatitin pakot e dhuratave, nëpërputhje me letrën e famshme plot me dëshira drejtuar Polit të Veriut. Dhe megjithëse nuk janë të shumta në numër, ekzistojnë në fakt disa studime mbi përfitimet (apo dëmet) e besimit tek Babagjyshi.

Fuqia e imagjinatës

Para së gjithash, duket se nuk ka asnjë rrezik nga të nxiturit që ata të besojnë tek Babagjyshi. Ndryshe nga sa mendohej deri vonë, edhe fëmijët shumë të vegjël në moshë, janë të aftë të bëjnë dallimin midis imagjinatës dhe realitetit.

“Kur fëmijët ‘bëjnë gjoja’, ata ushtrojnë një kapacitet vendimtar nga një këndvështrim evolucionar:atë të imagjinimit të mënyrave alternative ndaj realitetit”-thotë Elison Gopnik, psikologe që merret me zhvillimin konjitiv të fëmijëve.

Ai është një ushtrim i dobishëm për trajnimin e aftësive të arsyetimit kundërfaktual. Me pak fjalë, çuarja nëpër mendje sesi plaku i moçëm, mund të shpërndajë dhurata në të gjithë botën brenda një natë të vetme, apo sesi zbret me gjithë barkun e tij të madh nga oxhaku i ngushtë, do të ishte e njëjta imagjinatë që kërkohet për të gjetur zgjidhjen e një problemi shkencor.

Epoka e pafajësisë

Deri në moshën 5 vjeçare, fëmijët besojnë zakonisht pa kushte tek Babagjyshi i Vitit të Ri. Në moshën 7 vjeçare shumë fëmijë nisin të dyshojnë, ndërsa në moshën 9 vjeçare vështirë se ka fëmijë që e beson këtë histori. Por në dallim nga sa priremi të mendojmë, zbulimi i tëvërtetës nuk ndodh papritur.

Edhe ai që duket si një incident dramatik, për shembull kur babi apo mami kapen në flagrancë nga fëmija gjatë natës duke i vendosur dhuratat nën pemë, ky zakonisht është thjesht konfirmimi i një dyshimi të mëparshëm. Në rast se fëmija nuk ka arritur ende në moshën e duhur, ka të ngjarë që as diçka e tillë të mos e dëmtojë besimin e tij tek Babagjyshi i Vitit të Ri.

Në një studim të kryer disa vite më parë, dy studiues analizuan reagimin e 52 fëmijëve ndaj zbulimit të së vërtetës. Në shumicën e rasteve ata e kuptuan vetë, dhe shumica shprehën ndjenja pozitive pas zbulimit të së vërtetës.

Lexo edhe :  1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Por edhe kur fëmija trishtohej, kjo ndenjë zgjaste shumë pak. Nga ana tjetër, ata që përjetonin ndjenjat e nostalgjisë dhe trishtimit ishin prindërit, të cilët siç e tregon një studim tjetër, luajnë një rol kyç në këtë aspekt: sesa shumë beson fëmija tek Babagjyshi, varet edhe nga sa shumë kanë investuar ata vetë në tregimin e imagjinuar, dhe sa të hollësishme janë detajet nëhistorinë që tregojnë.

Kur prindërit e shohin se ka mbërritur ky moment, psikologët rekomandojnë se është më mirë të mos bëni “zbulime të bujshme” (përveç rastit kur duhet t’i përgjigjeni një pyetjeje direkte), por të lejoni që e vërteta të zbulohet gradualisht nga vetë fëmija … ndoshta duke lënëdisa shenja të dobishme për “investigimin” e tyre.

Nëse mbërrijnë vetëm në këtë zbulim, ai do të jetë një moment historik i vogël për ta, një mirëseardhje në botën e të rriturve. Dhe ata do të jenë gjithmonë në gjendje tangushëllojnë veten, duke ndihmuar në krijimin e skenës së Babagjyshit për vëllezërit dhe motrat më të vogla.

Jo tamam një gënjeshtër

Edhe pa e menduar se mund të inkurajojnë karrierën e shpikësit të ardhshëm, shumica e ekspertëve bien dakord se besimi tek Babagjyshi, si shumë krijesa të tjera fantastike, është një fazë normale e zhvillimit konjitiv të fëmijëve.

“Në fund të fundit, ajo e Babagjyshit nuk është tamam gënjeshtër, por një lloj nxitjeje për të marrë pjesë në një histori të trilluar”– thotë Zhaklin Ulej, psikologe në Universitetin e Teksasit, SHBA. Megjithatë, ka edhe një qasje të kundërt.

Për shembull, profesori i filozofisë Dejvid Xhonson, e cilëson Babagjyshin “një gënjeshtër të padobishme”, që e minon besimin e fëmijëve tek të rriturit. Për më tepër, sipas Xhonson, zbulimi i së vërtetës mund t’i shkaktojë një traumë jo të vogël fëmijëve./E.Ç

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV