“Virozat” mbushin qëndrat shëndetësore/ Mjekët: Temperaturë e lartë dhe rezistente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët mbushin qendrat shëndetësore në Tiranë.   Gripi ka nisur qarkullimin dhe  mjekët pediatër tregojnë se po përballen me fluks të shtuar pacientësh të vegjël.   Ka dhe prej tyre që  po përballen me viroza të ndryshme  në të njejtën kohë duke  i rënduar shëndetin  e duke e bërë më të vështirë shërimin.

“Akualisht po dominon gripi që është i sezonit.   Mosha më e rrezikuar është ajo nga   0 deri 5 vjeç, frekuentuesit e kopshteve dhe çerdheve që paraqiten më shpesh pranë qendrave tona.  Kemi pasur raste me mbivendosje virozash psh ka pas një virozë të traktit respirator ka pas dhe është mbivendosur një virozë e traktit tretës dhe gjendja bëhet më e rënduar dhe duhet monitoruar më mirë dhe nga mjeku dhe nga prindi dhe kërkon më shumë kohë për t’u shëruar”

Të  vegjlit  sipas mjekëve ndryshe nga vjet  po shfaqin temperaturë të lartë  që zgjat dhe që është rezistente ndaj  mjekimit.

“Ato që janë më dominuese është temperatura e lartë,  që zgjat 24 deri në 3 ditë, shkon deri në  40 gradë celcius, kolla është ajo që shqetëson më shumë prindërit, zgjat, bllokime të hundëve tipike të stinës së dimrit, paraqiten dhe raste që janë me tonsila të zmadhuara dhe të infektuara dhe alterime të traktit tretës me diarre të vjella.”

Viroza zakonisht zgjat deri në pesë ditë dhe mjekët i bëjnë thirrje prindërve ti drejtohen qendrave shëndetësore   para se të shkojnë në   Qendrën  Spitalor Universitare “Nënë Tereza” duke shkaktuar  fluks pacientësh dhe duke i ekspozuar  fëmijët ndaj  infeksioneve të tjera./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV