Tre vetë që u ndanë në tribunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

 

Nuk kishte ndodhur asnjë herë ndarja nga tribuna për te askund; gjithë kësaj historie ka ndodhur që nga askund, dy a tre a disa njerëz të vijnë e të hipin në tribunë.

Prej të treve, Monika dhe Iliri kishin qenë ‘askushi’, por u ngjitën në tribuna të larta. Askush nuk di çfarë shkolle kishin studiuar e çfarë profesioni kishin pasur në jetën civile, as Iliri as Monika. Në ‘demokraci’ u aplikua vlera Zero mbi gjithë sistemin e vlerës.

Nuk është pa baza fakti që si Iliri si Mona kanë shpalosur arrogancë para qytetarëve; madje edhe kur janë filmuar duke vjedhur pasurinë e qytetarëve. Njerëzit e vlerës ‘Zero’ janë më arrogantët e botës…  Ndërsa Saliu ka qenë një doktor i udhëheqjes komuniste, më shumë doktor i sentimentalizmit se sa i zemrës për udhëheqësit. Nuk mbahet mend të ketë shëruar ndonjë human në këtë vend.

Edhe ky i ardhur nga ‘askundi’, siç quheshin në komunizëm skërkat e vendit, sidomos në Veri. Të tre u ndanë sot, por nuk u ndanë atje ku e nisën; të tre u ndanë përjetësisht nga pika e përbashkët dhe u ndanë bash në vendin që quhet tribunë. Dje festuan secili sipas frikës së mënyrës së vet, por në tribunë. Sot nuk ‘i zbardhi dita’ aty.

Saliu mblodhi disa skllevër të tij që i ka futur deri në grykë në korrupsion dhe iu tha se ‘po festojmë lindjen e PD’. E shkreta ‘grua’ me emrin PD sa u dhunua nga këta të tribunës. Por sidoqoftë, për Saliun PD ishte ‘një totem’ (kafshë e vrarë totemiste) me të cilin u nis për askund. Dje në mbledhjen përkujtimore të Partisë ishte çasti i fundit në tribunë. Tani Drejtësia e kërkon në burg.

Iliri e nisi luftën kur Berisha ‘vrau’ Nanon, jo për të marrë hak ndaj vrasësit të liderit të tij, por për të marrë shpërblimin. Shpërblimi  ishte tribuna.

Lexo edhe :  Të gjithë dalin fitues: si u bënë përsëri të njohura ceremonitë e ndarjes së çmimeve

Kur ishte vetëm 23 vjeç u bë deputet dhe kur kishte 23 vjet si autor veprash penale, u bë president. Që aty, rrallë herë u pa më. Hera e fundit- kur tha se ishte ‘i sëmurë’. Për Saliun nuk foli më. Me sa kuptohet, Iliri tenton të marrë ndonjë qeli më të rehatshme se Saliu, kaq ka mbetur.

Monika ka marrë tribunën sa herë i është dashur të shoqit. Edhe të shoqin, herë e kishte e herë e mohonte.

Me Republikën e Shqipërisë luajtën rolin e podedofilisë; në krye si Zonjë të Parë emëruan një vajzë të mitur. Ajo nuk e preku kurrë tribunën. Dje Monika u shfaq në tribunën e fundit të një konference që e sajoji vetë me qëllim që të provokonte SPAK-un, nëse e ka seriozisht apo jo.

Të tre u ndanë teksa ndodheshin në tribunë. Nuk ka ndodhur kurrë kështu; miqtë janë ngjizur në ‘tokë’ dhe janë ndarë aty; ndërsa këta e kanë jetën në tribunë. Saliu, sipas vendimit të Kuvendit, do të jetë në arrest; nuk ka më liri.

Iliri është dorëzuar, pret fatin e klientit ‘të sëmurë’. Monika sot ndihej e zbehtë dhe e tradhtuar nga ‘dy burrat’. Kush do ta djegë selinë e Parlamentit tani e tutje? Kush do ta ndezë Raihshtagun pas rënies së Fyhrerit? Të tre po pickojnë veten, ‘jam apo nuk jam unë?’. Të tre ishin ‘Zoti’ dhe pushteti i përjetshëm.

Secili ka harruar se asnjëri nuk është Zoti. Berisha e kuptoi dje, i fundit nga të tre. Sapo SPAK urdhëroi ‘arrestimin e tij’ pas vendimit të Kuvendit, ky tha ‘jam dakord me vendimin’. E kush po e pyet më?

Sikur ky e kishte në dorë prapë Drejtësinë ose edhe fatin e tij(!)… Këta ishin kapur fort pas pushtetit dhe për pushtet bënë krime. Tani tribuna është pa asnjërin, secili pret secilin atje poshtë.

Të fundit

Kur lindën zjarrfikësit? Në Romën e lashtë

Ishte perandori August, në vitin 22 p.e.s., ai që formoi kontingjentin e parë publik të zjarrfikësve; më parë kishte...

Apeli i GJKKO nuk e ndryshon vendimin/ Pasuritë e Arben Ahmetajt mbeten të sekuestruara

Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë, i cili vijon të...

Sulmi izraelit godet ndërtesë banimi në Teheran/ 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane. Televizioni iranian...

Françeska Murati, rrëfim personal/ Si është të rritesh e paragjykuar në një vend të huaj?

Françeska Murati ishte e ftuar në emisionin “Piter Pan”, përballë kureshtarëve të vegjël ku tregoi për fëmijërinë e saj në Londër. Me zërin që...

Presidenti Barack Obama i buzëqeshur në skenë, me dorën e djathtë të shtrirë nga publikut

Nga Tressie McMillan Cottom Për ata që i kushtojnë vëmendje dhe që shqetësohen sadopak për dinjitetin njerëzor, kaosi politik dhe paqëndrueshmëria sociale e administratës Trump...

Lajme të tjera

Web TV