A skadojnë produktet e grimit? Ja kur duhet t’i hidhni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh kur përdorni produkte kozmetike pas datës së skadencës, janë rreziqet shëndetësore. Infeksionet, dermatiti, ekspozimi ndaj mikrobeve mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Pra, kur duhet t’i hidhni produktet e make up-it që të mos rrezikoheni nga këto efekte?

-Buzëkuqi: Një deri në tri vjet

Duhet të shikoni nëse produkti përmban ujë apo jo. Nëse nuk përmban ujë, atëherë është mirë të përdoret deri në tre vjet, veçanërisht nëse e përhapni me një furçë buzësh për të shmangur rreziqet. Nëse formula përmban ujë, është mirë deri në një vit.

-Shkëlqyes buzësh: Një vit

Sa i përket produkteve për buzët, shkëlqyesi ka jetëgjatësinë më të shkurtër. Për shkak se furça e produktit prek buzët tuaja drejtpërdrejt, një vit është periudhë normale për t’u përdorur.

-Blushi për faqet: Tri vjet

Nëse jeni duke përdorur një blush të lëngshëm, pudër ose krem, përveç nëse e prekni drejtpërdrejtë lëkurën, mund ta përdorni deri në tri vjet.

-Bronzer: Tri vjet

Njësoj si edhe në produktet e tjera të grimit, gjithçka varet nga formula. Bronzeri njësoj si edhe blushi mund të përdoret deri në tri vjet.

-Fondatina: Dy vjet

Krem, pluhur ose fondatina e lëngshme ka një jetëgjatësi deri në dy vjet. Për formulat e lëngshme, ekspertët e bukurisë thonë se nëse shihni që produkti ka nisur të ngurtësohet e të copëzohet, ky është momenti për ta hedhur.

-Rimeli: Një deri në tri vjet

Rimelët që përmbajnë ujë duhet të përdoren vetëm për një vit pasi e përdorni afër zonës së syve. Nëse është pa ujë, që përfshin shumicën e formulave të pluhurit, mund të zgjasë diku nga dy deri në tre vjet.

Lexo edhe :  Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

-Peneli: Tri deri në gjashtë muaj

Për shkak se peneli aplikohet shumë afër zonës së syve, ekspertët thonë se duhet ta zëvendësoni çdo gjashtë muaj. Duke u përdorur afër syve, rreziku për infeksion është goxha i madh.

-Bojë për vetulla: Tri deri në gjashtë muaj

Njësoj si me penelin, boja për vetullat ka një rrezik të lartë infeksioni për shkak të përdorimit afër me sytë.

-Korrektor: Gjashtë muaj deri në dy vjet

Korrektorët e lëngshëm në përgjithësi zgjasin diku nga gjashtë muaj deri në një vit, formulat e kremit nga 12 deri në 18 muaj dhe pluhurat për dy vjet.

-Manikyri: Tri vjet+

Duke qenë se nuk duhet të shqetësoheni për acarimin nga manikyri, mund ta zgjasni përdorimin derisa të shihni ngurtësim apo çarje në produkt ose nëse ngjyra duket e çuditshme në thonjtë tuaj.

-Parfumi: Tri deri në pesë vjet

Aromat mund të zgjasin shumë, veçanërisht kur ruhen siç duhet. Por, sapo aroma fillon të ndryshojë në ngjyrë ose të ketë aromë të çuditshme, atëherë kjo është koha për ta hedhur./E.Ç

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV