Reshjet e dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike.
Rreth 150 familje të fshatrave Cerje, Brozdovec, Mazrekë, si dhe në fshatrat që furnizohen nga fidri i fshatit Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike.
Probleme të herëpashershme të furnizimit me energji elektrike ka pasur edhe në fshatin turistik të Vithkuqit.
Grupet e punës të OSSHE janë në terren për të rikthyer energjine elektrike/ S.M