“Kur më ra të fikët në BBV…”/ Fifi me një rrëfim të rrallë: Ishte e dhimbshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fifi komentoi për herë të parë përjetimet për momentin kur i ka rënë të fikët në “Big Brother VIP” dhe pas asaj ngjarjeje.

Më një rrëfim të rrallë, në “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se ka përjetuar shumë keq mënyrën se si publiku e trajtoi ngjarjen. Në lot këngëtarja Filloreta Raçi u shpreh se ka qenë shtatzënë gjatë periudhës ku “memet” shpërthyen në rrjete sociale.

“Rënia e të fikëtit që më ndodhi u mor dhe u hiperbolizua, u shkatërrua. E bënë parodi dhe thanë që nuk më ra të fikët kurrë, por bëra vetë. Ishte e dhimbshme, e frikshme. Ishte edhe një periudhë që unë isha shtatzënë, dhe kur e kam parë kam thënë pse ta përdorin sërish. Nga ana tjetër po të thoja që isha shtatzënë, nuk mundesha dhe nuk doja ta tregoja, sepse nuk ngela shtatzënë për njerëzit, për social media.

Ndër të tjera artistja tregoi se gjithçka është gjykuar në bazë të videove të shkurtra që qarkullonin në rrjete sociale.

“Është një problem, ata të cilët kanë gjykuar se Fifi ka qenë toksike, mashtruese dhe psikopatë, ata nuk e kanë parë farë Big Brother VIP, por kanë ndjekur vetëm videot e shkurtuara në rrjete sociale”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Fifi tregoi se i ka rënë në të vërtetë të fikët dhe nuk është shtirur. E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e fjalëve të opinionistes së “BBV1”, Balina Bodinaku.

“Momenti më i vështirë që unë kam pasur aty brenda ka qenë kur më kanë thënë që të ka humbur vëmendja dhe po mundohesh të kapesh me njerëzit sepse nuk ke vëmendje. Debati që kam pasur me atë njeri (Balina Bodinaku) më shqetësoi shumë. Më bëri të kuptoj se njerëzit jashtë më urrejnë, unë nisa ta mendoj që po më prisnin të më ekzekutonin.

Mua më ra të fikët edhe jam larguar nga ajo shtëpi. Më vrau opinioni i njerëzve se çfarë po ndodh jashtë. Nëse nuk do të më kishte rënë të fikët unë do kisha vazhduar rrugëtimin. Gjithçka ka ndodhur prej komentit, emocionet e forta të këqija i përjetova”, përmbylli Fifi./kb

Të fundit

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një...

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me një grup ekspertësh dhe opinionistësh. Lidhur...

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe 50 të tjerë rezultojnë ende...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Lajme të tjera

Web TV