Aksident në aksin Fier -Seman, përplasja e dy automjeteve le dy të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident në aksin Fier -Seman. Dy automjete janë përplasur me njera-tjetrën, duke lënë për pasojë dy të lënduar.

“Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç. Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”- thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit Ndërkohë, vlen të theksohet se aksi që lidh qytetin e Fierit me bregdetin si edhe mbi 10 fshatra të zonës është kthyer në burim aksidentesh së fundmi, megjithëse asnjë prej tyre me pasoja tragjike.

Kryesisht ka pasur të plagosur dhe dëme të shumta materiale./O.S

Të fundit

Jashari e nis me dëmtim te Milani!

Massimiliano Allegri sot deklaroi se mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për...

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë 4 fëmijë në kryeqytetin Kiev,...

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Lajme të tjera

Web TV