I përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa, plagoset Andrea Kalemi në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përplasje mes të burgosurish në burgun “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me dy të plagosur.

Ka qenë një 28 vjeçar me shtetësi i shqiptare që ka qëlluar disa herë me thikë mbi 52 vjeçarin me shtetësi shqiptare, emri i të cilit është Andrea Kalemi nga Tepelena. Ngjarja ndodhi në momentin që viktima po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë.

Viktima u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë. Autorit iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon. Ai do të dënohet për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë ndërsa do të klasifikohej si një sherr banal mes dy të burgosurish nëse viktima të mos ishte Andrea (Adriatik) Kalemi, personi që në 9 gusht të verës se këtij viti u qëllua në ishullin Paksos ku ndodhej së bashku me familjen.

Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtësinë helene.

Mbas përfundimit të procedurave dhe afateve të dënimit që i kishte dhënë drejtësia greke, Kalemi po përgatitej të linte Greqinë për tu kthyer në Shqipëri si njeri i lirë.

Ai ishte i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit.

Ai është kushëri i parë i Aleksdandër Sadikajt, për të cilin thuhet se është ekzekutuar prej njerëzve të Papës për një aferë të prishur droge.

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.

Lexo edhe :  Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Adriatik Kalemi është larguar nga Greqia të shtunën 16 dhjetor pa asnjë masë kufizuese si nga Greqia ashtu edhe Shqipëria. Edmond Papa është vrarë në 16 dhjetor 2022, ndërsa plagosja në Koridhalos ka ndodhur në prag të vitit të tij, në 15 dhjetor./kb

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV