Kathimerini: Çështja “Beleri”, ka çuar në përplasje Mitsotakis dhe Scholz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia tashmë ka një sfidë tjetër diplomatike dhe është ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.

eqia tashmë ka një sfidë tjetër diplomatike dhe është ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull raporteve jo fort të mira mes kryeministrit Mitsotakis dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

“Mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”, shkruan gazeta më e madhe greke, cila thotë se “pas zbutjeve të tensioneve greko-turke, tashme Greqia duhet të merret edhe me Gjermaninë për çështjen e zgjerimit”.

“Gjermania ka marrë si mësimin e saj kryesor nga pushtimi rus në Ukrainë se përpjekja shumë e madhe për të akomoduar Rusinë dhe të tjerët brenda Bashkimit Evropian (Hungaria, për shembull), një shenjë dalluese e viteve të kancelares Angela Merkel, ishte një gabim. Për ta korrigjuar atë, Berlini tani duket i gatshëm të heqë dorë nga unanimiteti, të paktën në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shkruan gazeta.

Hapja e një rruge drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE, është e mirëseardhura, shkruan gazeta, e cila thekson se “mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”./O.S

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV