Papa Françesku dënon sulmet në Gaza në ditëlindjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ati i Shenjtë merr urime nga besimtarët në sheshin e “Shën Pjetrit”, urimeve i bashkohet dhe kryeministri Rama

Papa Françesku festoi ditëlindjen e 87-të , i rrethuar nga disa fëmijë. Fëmijët lanë spitalin pediatrik që drejtohet nga Vatikani dhe iu bashkuan  festës në selinë e shenjtë.

Edhe në këtë ditë të shënuar, Ati i Shenjtë u lut për paqe dhe dënoi sulmet në Gaza.

“Të mos harrojmë vëllezërit dhe motrat tona që vuajnë nga lufta në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe zona të tjera konflikti. Uroj që afrimi i Krishtlindjeve të forcojë angazhimin tonë për të hapur shtigjet e paqes. Vazhdoj të marr lajme shumë të rënda dhe të dhimbshme. Po bombardohet dhe qëllohet kundër civilëve të paarmatosur. Dhe kjo ka ndodhur edhe brenda kompleksit të famullisë së Familjes së Shenjtë, ku nuk ka terroristë, por familje, fëmijë dhe të sëmurë me aftësi të kufizuara dhe murgesha. Një nënë dhe vajza e saj, zonja Nahida Khalil Anton dhe vajza e saj Samar Kamal Anton u vranë dhe të tjerë u plagosën nga snajperët teksa shkonin në tualet. Shtëpia e murgeshave të Nënë Terezës është dëmtuar, gjeneratori i tyre është goditur. Disa thonë se është terrorizëm, është luftë. Po, është luftë, është terrorizëm.”

Urimin për ditëlindje Ati i Shenjtë përveç besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Pjetrit e mori edhe nga  kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila e falenderoi në një postim në rrjetet sociale për “angazhimin e tij të thellë për paqen”.

Urimeve i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama i cili në rrjetin Facebook shkruan: Edhe 100!

Papa Françesku lindi më 17 dhjetor 1936, në Buenos Aires nga dy prindër emigrantë. Babai i tij ishte i punësuar në hekurudha dhe nëna e tij ishte një grua e përkushtuar për rritjen e pesë fëmijëve të tyre.

Lexo edhe :  Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit për armëpushimin

Mario Bergoglio i cili është emri i tij i lindjes u diplomua si kimist, por më pas zgjodhi rrugën e priftërimit. Ai është njohur për jetën e tij të thjeshtë dhe për doktrinën e tij konservatore. Ndryshe nga kardinalët e tjerë, Françesku refuzoi që të jetonte në apartamentet luksoz me shpenzimet e Vatikanit, duke zgjedhur një banesë të thjeshtë, për të jetuar me pagën e tij modeste.

Në gjestin më të madh të përuljes dhe thjeshtësisë, Ati i Shenjtë në vitin 2001, vizitoi një qendër shëndetësore ku trajtoheshin të sëmurë me HIV-Aids dhe lau e puthi këmbët e 12 të sëmurëve.

Papa Françesku u bë i pari papë  në vitin 2013 që u zgjodh jashtë Evropës në më shumë se një mijë vjet./O.S

Të fundit

Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Nd veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues të veshur me të kuqe marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria...

Joe Biden me kancer “agresiv”, reagon Donald Trump: Jam i pikëlluar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar i pikëlluar në lidhje me lajmin e ish-presidentit, Joe Biden, i cili u...

“Me merr malli për Gertin”, përlotet Edlira Çepani: Na la dashuri sa për tre jetë

Ndonëse janë bërë 8 muaj nga ikja e parakohshme nga kjo jetë e ish-deputetit Gerti Bogdani dhimbja është e madhe në shtëpinë e tij,...

Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon Partinë Socialiste për manipulim të...

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet me ndërhyrje apo manipulime, por...

Lajme të tjera

Web TV