Milani rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes me Atalantën. Kuqezinjtë e Stefano Piolit mposhtën 3-0 Monzën në “San Siro”, duke e shkurtuar në 5 pikë distancën me Juventusin e vendit të dytë.
Interi kryesues, që sonte luan në “Olimpico” përballë Lazios, ndodhet 6 pikë larg. Tijjani Reijnders zhbllokoi takimin pas vetëm 3 minutave falë një inkursioni të bukur ku dribloi 3 kundërshtarë.
WHAT A SOLO RUN BY REIJNDERS!! PULISIC ASSIST https://t.co/UhdsghK1Vc
— Milan Posts (@MilanPosts) December 17, 2023
Goli i dytë erdhi në minutën e 41’. Mbrojtësi 18-vjeçar, Jan-Carlo Simic, i cili zëvendësoi Pobegan e dëmtuar, shënoi në debutimin e tij me Milanin (asist Leao).
https://twitter.com/scout7calcio/status/1736362401186910290?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Vendasit kontrolluan takimin në 45 minutat e dyta edhe falë disa pritjeve të bukura të Maignan, teksa triumfi me “tris” u vulos nga Noah Okafor (76’). Pas asistit të Giroud në një aksion ku pati merita edhe Reijnders.
👏 WHAT A MOVE FINISHED BY OKAFOR!
— SempreMilan (@SempreMilanCom) December 17, 2023