Aksidentet rrugore u rritën me 82% në nëntor/Shkak kryesor sjellja e drejtuesit të mjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten edhe për muajin nëntor sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në Nëntor 2023 numërohen 167 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin Nëntor 2022.

Për muajin nëntor 2023, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 81,5% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

“Aksidentet rrugore, në 88% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

Sakaq përgjatë muajit Nëntor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Mërkurë me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Hënë me 8,9%.

Ndërsa numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 22,8% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Rritjen edhe aksidentet për 11 mujorin

Për periudhën janar-nëntor 2023 numërohen 1,128 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1,531 persona.

Krahasuar me periudhën janar-nëntor 2022 numri i aksidenteve rrugore është rritur 6,4%.

Sipas INSTAT për 11 mujorin e këtij viti 12% e rasteve të aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Por krahasuar me 11 mujorin e vitit të kaluar shkaku i aksidenteve për shkak të këmbësorit është ulur 6,9%. Ndërsa aksidentet për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit janë rritur 4,8%.Monitori

Të fundit

Çmenduri në plazh/ Vajzat kapen flokësh me njëra-tjetrën (Video)

Një përleshje masive është regjistruar në plazhin e Odesës së shkatërruar nga lufta në Ukrainë, kur dy vajza të...

Shpërtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e 1990, ka ndërruar jetë. Mesazhet...

Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti...

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare ndaj bizneseve të vogla të...

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat...

Lajme të tjera

Web TV