Dëmtoi traun e parkimit të hotelit dhe makinën e policisë, vihet në pranga 41 vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 42-vjeçar u vu në prangat e policisë së Tiranës këtë të hënë, pasi shkatërroi traun e parkimit të një hoteli, kundërshtoi punonjësit e policisë dhe dëmtoi automjetin e tyre, ndërkohë që ata u përpoqën ta neutralizonin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor, ditën e sotme, rreth orës 02:20, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Abdi Toptani”, një shtetas kishte dëmtuar traun e parkimit të një hoteli dhe po kryente veprime të dhunshme, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për shoqërimin e autorit të dyshuar”. 

Shërbimet e Policisë, sapo kanë kaluar në këtë adresë, kanë konstatuar shtetasin A. Ll., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim për mediat./O.S

Të fundit

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Lajme të tjera

Web TV