Ky shtet, pranon bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, por me kushte të caktuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatikani njoftoi të hënën se Papa Françesku e ka miratuar një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund ta bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare.

Në një dokument të publikuar nga zyra e Vatikanit thuhet se bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë. Vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje, sipas Vatikanit.

Priftërinjve u kërkohet të vendosin për çdo rast veç e veç dhe “nuk duhet ta parandalojë apo pamundësojë afërsinë e kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund ta kërkojnë ndihmën e Zotit përmes një bekimi të thjeshtë”.

Dokumenti, i publikuar të hënën, thekson kushtet e caktuara për bekimin e çifteve të së njëjtës gjini.

Kisha mëson se tërheqja e gjinisë së njëjtë nuk është mëkat, por veprimet homoseksuale janë. Prej se u zgjodh më 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë kishën, e cila ka 1.3 miliard anëtarë, më mikpritëse për njerëzit e komunitetit LGBT, pa e ndryshuar doktrinën e moralit për homoseksualitetin.

Ati James Martin, një prift i njohur jezuit i Amerikës, e quajti dokumentin “hap të madh përpara”.

“Dokumenti e njeh dëshirën e madhe të shumë çifteve katolike të gjinisë së njëjtë për praninë e Zotit në marrëdhëniet e tyre të dashurisë. Bashkë me shumë priftërinj, me kënaqësi do t’i bekoj miqtë e mi të gjinisë së njëjtë”, shkroi ai në X.

Dokumenti thotë se bekimi vlen vetëm për ata të cilët “nuk pretendojnë se me këtë e legjitimojnë statusin e tyre, por për ata të cilët luten që gjithçka që është e vërtetë, e mirë dhe njerëzisht e vlefshme në jetën e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre, të pasurohet, shërohet dhe lartësohet nga prania e Shpirtit të Shenjtë”.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Përfundimisht, bekimi u ofron njerëzve një mjet për ta rritur besimin në Zot”, thuhet në dokument.

Dokumenti thotë se bekimi nuk duhet të ndërlidhet apo të bëhet me ceremoninë e martesës civile dhe nuk duhet të bëhet me “rroba, gjeste, apo fjalë të cilat përdoren në dasmë”/O.S

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV