Dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë/Vatikani hapet për trans e homoseksualë! Papa hedh firmën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indikacionet revolucionare vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit dhe janë pranuar nga Papa Françesku. Njerëzit trans mund të jenë dëshmitarë në dasmë dhe kumbare, sikurse fëmijët e çifteve homoseksualë gjithashtu do të mund të pagëzohen.

Asgjë nuk mund t’i pengojë edhe transeksualët të kërkojnë dhe të marrin pagëzimin. Ata gjithashtu mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë të dasmës në kishë. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër, përderisa bëjnë “një jetë konform besimit”. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez, dhe të cilat u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku, i cili firmosi dokumentin e publikuar.

 

“Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Rasti i fëmijëve apo adoleshentëve me probleme transeksuale, nëse përgatiten mirë dhe e dëshirojnë, mund të pagëzohen”, është bërë me dije nga Vatikani.

Një person trans mund të jetë gjithashtu dëshmitar në një dasmë ose kumbarë i një personi të pagëzuar:

“Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali”.

“A mund të shfaqen dy persona homo-afektivë si prindër të një fëmije, i cili duhet të pagëzohet dhe që është birësuar apo marrë me metoda të tjera si mitra me qira?”, pyeti Vatikanin peshkopi i Brazilit. Përgjigja e Dikasterit të Besimit: “Që fëmija të pagëzohet, duhet të ketë një shpresë të bazuar se ai do të arsimohet në fenë katolike”./e.t

Të fundit

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më të famshme – dinamitin. Ky...

Lajme të tjera

Web TV