Mori pilula kontraceptive/ Humb jetën nxënësja 16-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 16-vjeçare vdiq nga një mpiksje gjaku në tru, vetëm disa javë pasi filloi të merrte pilulën kontraceptive për të lehtësuar dhimbjen e menstruacioneve. ‘E bukur dhe inteligjente’ Layla Khan nga Immingham e Britanisë vdiq të mërkurën e kaluar pasi një skanim zbuloi një mpiksje gjaku në trurin e saj.

Vetëm disa javë më parë nxënësja filloi të vuante nga cikle menstruale të dhimbshme dhe u këshillua të merrte një pilulë kontraceptive nga miqtë për të lehtësuar simptomat. Ajo filloi t’i merrte ato më 25 nëntor, por nga 5 dhjetori filloi të kishte dhimbje koke dhe nga fundi i javës filloi me të vjella.

Kur familja e saj e shqetësuar kontaktoi urgjencën, atyre iu tha që të shkonin mëngjesin tjetër për vizitë. Por mbrëmjen e së hënës së kaluar, ajo filloi të bërtiste nga dhimbja dhe u rrëzua në banjën e shtëpisë.

Familja e saj më pas e çoi atë në spitalin mbretëror në Hull, ku një mpiksje gjaku në tru u identifikua nga një skanim CT. Ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent, por vdiq dy ditë më vonë, duke e lënë familjen e saj me zemër të thyer./e.t

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV