Video/ Dalin emrat, ja kush janë vjehrra dhe nusja VIP që pritet të ‘bëjnë namin’ në BBV3

Nëse keni një llogari në TikTok me siguri e njihni dyshen e këndshme vjehrrë-nuse Shegushe Zeqiraj- Ekaterina Dubenik.

Video/ Dalin emrat, ja kush janë vjehrra dhe nusja VIP që pritet

Ato u bënë të njohura falë videove gazmore që poston gazetari shqiptar në mediat sociale, përkatësisht me nënën dhe partneren e tij.

Tani thuhet se ato do jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Sipas “Iconstyle” dyshja i ka thënë “Po” ftesës së formatit, teksa ende nuk ka konfirmime.Po e njëjta media shkruan se edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita do jenë pjesë e formatit.

Edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP” nis në shtator.